r/shqip • u/HumorMeWithSpecifics • 5h ago
Nje shqetesim lidhur me marredhenien e nje shoqeje
Kam nje shoqe, 25F, e cila eshte perfshire ne nje marredhenie me nje burre shume me te madh ne moshe. Kisha disa muaj pa e takuar dhe megjithese e dija ku ishte perfshire, nuk i njihja detajet. E takova se fundmi dhe me tregoi gjithcka, qe nga ajo dite jam vene ne mendime.
Ajo eshte nje vajze e thjeshte, e llogjikshme (pergjithesisht), zemerbardhe dhe financiarisht e pavarur. Prandaj e kam te veshtire te kuptoj se si eshte perfshire kaq shume ne kete marredhenie. Nga ato qe me ka treguar, ai me duket manipulues. Eshte obsesuar pas tij dhe eshte larguar si nga shoqeria po edhe nga familja.
Ajo qe me shqeteson me teper eshte se po mendon te shperngulet jashte shtetit me te.
Aktualisht jam i vetmi person ne dijeni per marrdhenien e saj. Nuk di si te veproj konkretisht per ta ndihmuar te kuptoje se duhet te shkeputet nga kjo marrdhenie dhe te rishqyrtoj cdo vendim per jeten e saj. Por nuk dua ta shtyj shume apo ta ngarkoj me teper pasi eshte edhe e ngarkuar emocionalisht.
Do te doja edhe nje kendveshtrim tjeter mbi menyren se si duhet t'i qasem kesaj situate ?
Nuk kam kujt ti kerkoj mendim mbi situaten, keshtu qe ja ku jam ne Reddit…