r/kosovo • u/zhenming91 • 13h ago
Ask Dear Kosovars, why are the dogs in your country so open to love?
#Dog #Kosovo #Question
r/kosovo • u/zhenming91 • 13h ago
#Dog #Kosovo #Question
r/kosovo • u/Little-Aardvark-6625 • 9h ago
r/kosovo • u/thattiredguy0 • 7h ago
O hini veq kqyrnjav krejtve zbritjet per black friday , prej 110 euro ne 100 euro 🤯
r/kosovo • u/Random-Vehicle • 6h ago
Pershendejte,
A munesh me punu ne wolt me makine tanen personale me dergu porosi, jo me orar fiks po sa tmunesh ti (psh sikur doordash ose uber eats ne usa)? A ka dikush eksperience qysh shkon me apliku edhe a ja vlen? Flm
r/kosovo • u/rootflare • 8h ago
Seriozisht, qikjo osht bo e tepert.
Diku qe 1 vjet e ma shume jom tu pas probleme kogja te shpeshta me kta. Kontraten e para fundit e kom bo Black Friday te kalum, sivjet isha tu prit mos po qesin naj ofert a naj zbritje me vazhdu kontraten. Nejse, zbritje nuk paten.
Problemi kryesor jon nderprerjet e shpeshta, sidomos ne peak times. Je tu kqyr naj loje futbolli, bam, s'bon tv e hup rrjeti. Per Vit te Ri hala e maj men 31 dhjetorin kur komplet pat ra edhe interneti edhe TV-ja. Mu edhe familjes na u desht me lshu muzike prej telefonit e me prit vitin e ri.
Ankesat me telefon e email jon te panumerta. Arsyetimet gjithmone palidhje: "Lagjja ku jetoni osht e ngarkume", "Gjeneratori nuk po punon", "Problem gjeneral ne ate zone". Gjithmone naj arsyetim, veq zgjidhje jo.
U interesova edhe per ISP tjera, po fatkeqsisht ne objektin ku jetoj opsionet jon veq Artmotion ose IPKO. Me cmime tmerr edhe kualitet berllog.
E kqyra edhe opsionin e ri te VALA-s me SIM kartel + router + TV, po fatkeqsisht nuk i kishin sportet e as kanale si Klan Kosova. E kuptushme per ate lloj sherbimi, po prap nuk ma kryn punen.
Madje e kom bo edhe ni ankese ne ARKEP. Per 15 dite pa internet ma kane kompenzu ni muaj, po prap kjo osht pak kur e sheh qfar sherbimi katastrofal po merr.
Edhe ja ku jemi sot. Mu ka ndal sherbimi (hera e pare me te drejte se jo prej problemeve te tyne) edhe prap jom detyru me bo kontrate te re, veq prej mungeses se alternativave ma te mira.
Qefi jem kish kon TELKOS, po fatkeqsisht nuk kan shtrirje ne objektin ku jetoj.
E hapa kete diskutim se besoj qe sjom i vetmi qe po perballem me ksi probleme. E di qe ka plot qe jon ne te njejten situate.
Po seriozisht, ne vitin 2026 me pas kete nivel te infrastruktures edhe sherbimit osht marre. Konsumatori pagun rregullisht, kurse ne kembim merr nderprerje, arsyetime edhe zero zgjidhje.
TMERR.
r/kosovo • u/Angel-Tabris • 11h ago
Sa padrejtsi mdoket qe nyoutube kena reklama, e knej smujna me monetizu na videot tona nyoutube, knej as kangt ninstagram nuk bajn qaq shtet i lodht llogarite veq do audio me AI roalty free i ki opsion, mos ta permenum edhe faktin qe paypali nuk ban kurqysh hiq. Edhe shum shum shum aplikacione/sherbime tjera nuk ekzistojn per kosoven, si amazoni etj, duhet me pagu ka 20€ shtes ON TOP of the shipping qe e pagun per gjermani/zvicerr te kto firmat qe ta bin nkosov... qe jan money hungry as hell.
r/kosovo • u/OneConflict9149 • 13h ago
Dy here e kam pagu fitnesin (1 here ma ka pagu kompania ku kam punu) edhe krejt cka kam ba eshte e kam marr kartelen, por nuk kam shku. e vetmja periudhe kur jam ba djale i mire dhe kam shku ka qene sivjet veres, 2 here ne jave(gjate gushtit).. ama si erdh shtatori, e nderrova punen edhe t'u u fokusu ma shume ne pune per me kallezu veten, e nderpreva edhe fitnesin per shkak te orarit. Trupi ka shume nevoje me shku, edhe e verej, po s'po mrri me e bind veten per me shku, thjeshte kur po e kryej orarin e punes, po shtrihem n'kauq edhe vec po rri...ndoshta ju doket weird edhe arsyetim i teprum (cka pakashume eshte e vertete) ama s'po e gjej motivin me shku.. Qysh keni vepru ne kesi raste?
r/kosovo • u/According_Dot_2221 • 23h ago
Pershendetje te nderuar, e di kjo ska tbone me ket sub amo ska ma mir se me vet popullin tand nfund te fundit qdo nacionalitet jeton me kulturen e vet!
Jom me ket vajzen tu fol prej qe 4 vjet edhe para nja dy viteve jemi feju tash edhe 6 muj kem mu martu.
Un jetoj jasht, punoj ne biznes familjar ajo nKosove punon ne nje market. Kaniher ka ardh mem vizitu ka 3-5 jav edhe i kom thon mem ndihmu ( me msu edhe pak rendin e punes ktu masi te martohum me njoft punen qe ka me bo perdit me burr tvet ) tash kohve tfundit o tum qit kushte shum: pare, vemendje, me jetu vet, me ndrru vendin e punes (pa mar parasysh pse ktu jom shef me familjen tem) edhe me ndrru shtetin mundsisht se pe don Gjermanin ma teper. Pos ksaj edhe prind smi don as smi respekton, si ka pelqy kengtari/ja qe e kem pagu per dasme mka lyp hala kengtar tjer, un sjom tu pre pare a pe dini. Edhe per qdo sen mka akuzu mu qe un kom femra tjera ktu se kshtu thojn per neve (anen ton) jemi qasi tipa qe i kemi ka dy gra kshtu qe mas qdo trrokne ka mem kercenu me ndarje- na dy ma mir o mu nda, ti mki prish se un sjom kon e keqe, pse spo lyp ti mu nda po pom shtin mu, ti po tutesh me lyp mu nda se tani familja jem tlypin pare, mi ki hup 4 vjet tjetes tem tu mar me ty…. Sa per informat un nuk du mu nda mi ksaj as nuk i tutna familjes saj jo per pare po as alltin me ma qit nball sun ma tremin synin as nuk e kom tradhtu amo mu o tum bo kofuz qikjo gjendja emocionale bipolare e ksaj se sjom tu dit qka me bo a pse mi thot kto fjal. Un e du kto amo qito qe po mi lyp kjo un si boj jo qe smuj po sdu se familja qe mkan bo mkan dasht pa interes pa kurgjo hiq edhe pse jom kon i lazdrun a kjo ni sen ma tvogel me bo mkercenon me ndarje. Nese menoni spe spo foli me to per ket pun un kom fol me to amo ajo ska dasht me dit per ket sen veq asaj qysh i bjen mir! Spo di qka me bo a me dhi nto kejt a me shku te naj magjistar a kaja nanen najoni qe u provu me ksi situate allahile naj keshill. Faleminderit
r/kosovo • u/freakhmzzz • 19h ago
Interesant si teme, po edhe bajagi tabu ktu poget.
kur me i da rrugt me prindt? ne menyre fizike, pra mos me me jetu ne nje shtepi me ta.
I shohim ne filma amerikan, qysh kur fmija i bon 18 ja japin do paketa edhe ni shkelm: realiteti osht qe pernime ndodhe, jo bash ne secilin rast, po pritjet jon qe me at moshe me u kon ne gjendje me e majt veten. normal qe nuk pajtohna qe duhet me vepru ashtu, kur e din qe fmija yt hala so gati ose nuk i ka shku mire rrugetimi (sidomos akademik ) per me ja bo vetes te mundshme me u pavaresu financiarisht, ama qajo osht amelika ( dhe jo vetem, edhe kanadezet e bojn shume ...)
personalisht, ketu ne Kosove me 18 nuk m'ka ndodh po me 20 jom kon tu punu e tu i pagu faturat e mija.
ama cashtja osht qe ketu, nuk e shoh qe diskutohet kjo pune. kryesisht osht nifar pritje e vazhdushme prej prindve qe duhet me t'majt tan jeten. duhen me te ndihmu kur je tu struggle, po jo me t'majt tan jeten.
sidoqoft qishtu kokan statistikat:
Bazuar në të dhënat e Eurostat, moshat mesatare më të larta të largimit nga shtëpia e prindërve, prej 30 vjeç e lart, janë regjistruar në Kroaci 31.5 vjeç, Greqi dhe Sllovaki 30.9 vjeç dhe Spanjë e Itali 30.2 vjeç.
Ndërsa moshat mesatare më të ulëta janë regjistruar në: Finlandë 21.4 vjeç; Danimarkë 21.8 vjeç si dhe Estoni dhe Lituani 22.7 vjeç.
Për Kosovën, Shqipërinë dhe Malin e Zi nuk ka të dhëna, ndërsa në Maqedoninë e Veriut kjo moshë është 30.2 vjeç.
_______________
( P.S/ E Diii qe shumica ktu keni me kallxu qysh moooti jeni pavaresu e ja keni dal e nuk jeni me prind e shume sene qishtu, po vec me e zgjonu pak rrethin - ky realitet nuk osht opsion ne komuna larg prishtines. mos t'permendi emra qytetesh, ama cka shoh ne vazhdimesi osht pak scary per perspektiven e shume te rijve e sidomos te rejave ...
PSSSS edhe vec t'folim naj sen se nifar e ejte, zoti hajr e boft...)
r/kosovo • u/TanzeMitMir • 6h ago
A ka najkush mem tregu sakt prej pervojes se jom ka du me ble ni kartele grafike prej ni tipit ne nje qytet tjeter te kosoves e me ma pru ne prishtine, ne nderkohe me ja bo pagesen postieri. A osht e mundshme si klient privat me bo ksi tregtie
r/kosovo • u/Suff1xFN • 11h ago
Jam i interesum per me ble nje Gaming PC per black friday, rreth 500-800 euro. Mos keni pa ndonje pc ne zbritje ne kete qmim qe ja vlen me ble?
r/kosovo • u/Viewer133T • 20h ago
E kom ble numrin e ri ne IPKO, para disa ditve, qe njo 4 dite rresht jane tu m'bezdise 2 persona qift burr e gru, per shkak qe ky numer aktual qe e kom BLE une, qenka numri qe i paska humb njonit prej ktyne, fillimisht ne viber thirrje n'2 t'nates, mesazhe absurde edhe kercenuese, i rrasa n'bllok viber, tashe kan fillu here pas here edhe me numer personal me thirre unknown numbers, kaniher po me doket qe ma shume se 3-4 persona po folin me numra t ndryshem po tema e njejte rreth numrit qe po dyshojne qe dikush jau ka haku ose jau ka vjedh lol?
r/kosovo • u/lumosoff • 17h ago
Nuk e di a osht forma ma e mira po osht opsioni i vetem qe po muj me mendu ne kto dite. Rastet gjyqsore edhe sistemi i drejtesise ne Kosove pe dime mo. Jom kon tu menu me e bo ni linqim publik te figurave qe ne forme flagrante i shkelin detyrat e tyne kryesore: me kete postim du me pershendete “Gjyqtarin” ma injorant qe e kom taku ndonihere Haxhi Xhemajlin i cili po m’del qe ka pase pozita te ndryshme ne plot institute te nalta shtetrore ne Kosove. Zotri Xhemajli me sa e kom pa une drejtesine e shkel per ni hamburger e Kosova e drejtesia ne Kosove nuk ka me u solidifiku kurre deri sa njerz te tille injorant e te korruptum kan me mar vendime. Shpresoj qe Zoti Xhemajli e sheh kete status e meqe spo i gjej email me i shkrujt po du aj me dite qe osht sharlatani ma i madhi prej sharlatanve qe kom taku sepse i takon kategorise sharlatan ne drejtesi, edhe demet qe i bon me vendimet e tij “juridike” shkatrron kualitete e jetrave te shum njerzve por padyshim qe bota osht e rrumbullaket e dikun diqka kthehet, deri at’her shpresoj qe plot prej juve te cilet mundeni me pas kete injorant ne rastet gjyqsore ta dini qe ky person fjalen drejtesi nuk din as me shkrujt e le mo me zbatu.
r/kosovo • u/BakiEEKKM • 18h ago
Hey everyone!
I've been working on a small project called GjejPortier, and we've recently launched the web app.
The idea came from a simple problem we've probably all experienced: organizing a football match and suddenly realizing that you don't have a goalkeeper.
We wanted to make it easier for people to find available goalkeepers without having to ask around in different Facebook groups or WhatsApp chats.
We're starting with Kosovo, Albania and Macedonia, and we're hoping to connect local football communities across the region.
We're still at an early stage, so I'd love to hear how people usually find goalkeepers for their matches and whether something like this would be useful.
If anyone is interested, here's the project: https://gjejportier.online/
Would genuinely appreciate your thoughts!
r/kosovo • u/Minelt-11 • 17h ago
Jam developer (web) qe 4 vite, kam punuar ne projekte freelance from time to time. Nuk mund te gjej pune ne qasje normale sepse nuk ka me kerkesa per internship, ose mid dev. Si dhe ku mund te ndertoj connections, qe ndoshta te qasem ne tregun e punes?
Po ashtu si mund te behem senior pra? Nese kontriboj ne open source, dhe po ashtu krijoj projekte open source apo edhe prokekte jo open source, qe kan usera dhe njerzit e perdorin. A ka mundesi te kyqem ne keto punat "Senior"
r/kosovo • u/NumerousReserve9310 • 14h ago
A?
r/kosovo • u/Global-Pain6247 • 19h ago
Kam planifiku te nisem nga Tirana dhe te vi ne Prishtine ne fundjave. Kam qen shum her por po shifja qe te shtunen te dielen qenka bore. Kam makinen me goma vere mendoni do jet problem apo rruget jane ne pergjithsi te pastra? Faleminderit!
r/kosovo • u/NumerousReserve9310 • 19h ago
E kom vrejte qe ne shoqerine ton hala jon te ndara rolet ne martese ose me than shoqeria hala e she burrin si pergjegjesin kryesor te financave ne familje dhe gruan pergjegjese ne punet e shtepise dhe femijeve.
Kjo pe dijm qe eshte tradicionale vec se jemi duke e vrejt qe eshte duke ndryshu dhe jemi duke i pa pasojat e painformimit.
Ne sistemin modern te familjes eshte e pamundur qe me nje rroge me mbajte familjen pra deshtem s'deshtem gruaja ka me kontribu financiarisht ne familje , por ne anen tjeter ky tranzicion po shperfaq shume probleme ne familje tradicionale.
Gjithashtu e vrejme qe vajzat kan deshire me pas punen e vet dhe nje pavaresi financiare shkaku qe ndihen ma te sigurta dhe me ma shume za kur jane te afta me vendos per fatine e vet , (kjo eshte shume e mire).
Por eshte dicka qe kam arrijt me vrejt , ka vajza qe kerkojn te kene nje balance ne lidhjen martesore dhe ku burri kontribon po ashtu ne punet e shtepise dhe kujdesin per femije.
Mirepo cka jemi duke verejt eshte ne kete periudhe tranzicioni gjanat jane paksa gjysmake (mendimi im).
Ku shoqria hala e she burrin si pergjegjesin per barren financiare ne familje dhe ku gruan e she ne rolin tradicional. Por duhet me pas dicka parasysh , une mendoj qe djemt e ri nje vajz qe duan te krijojn nje lidhje me te tentojn me shiku se a eshte e afte me permbush rolin e saj tradicional te perkujdesit per femije dhe te puneve te shtepise.
POR
Ajo cka nuk flitet shpesh eshte qe une besoj qe edhe nje vajze e cila kerkon burre per martese tenton ta vereje se a eshte i afte djali ta permbush rolin e tij tradicional te barres se financave ne familje.
Mirepo nese si shoqeri ia veshim burrit teshat tradicionale a mundemi pastaj me ia zhvesh gruas?
Me sa kam arrit me verejt shumica e vajzave te reja kur pyten per karriere dhe per financa shume shpesh nuk e kan ne prioritet per me ofru kushte me te mira per familje , ndersa per mashkuj kur pyeten pse ndjekin nje rruge ku marrin ma shume pare , pergjigja me e shpesh eshte : "Per me plotesu nevojat e gruas dhe femijeve" normal edhe qefin e tyre. Por une besoj qe ne ndergjegje c'do djal i ri qe behet gati per martese e ka kete si princip.
Prandaj a eshte e drejte qe nje femer te kerkoje nje bashkjetese moderne pa marr pergjegjesite e saj, dhe shoqeria jone a mund te ndryshoj deri ne ate mase?
r/kosovo • u/MatchLong4785 • 1d ago
Qysh muj une 22F me bo Shoqni te sinqert me njerzit qe jetojn ne Kosove kam qef me pas dikan perveq Familjes ne Kosove me kalu kohe me ta (takime, activities etc.)
Sa here qe jam ne Kosove munohem me fol me njerzi po osht shume zor se krejt i kan normalisht grupat e vet. Ose ma shume sa small talk nuk bojn.
Kam qef me i taku Live e jo me ja bo follow ne rrjete sociale + jo clubs + femna per qef
Edit: Shpesh here jam ne Kosove edhe jo vetem ne vakte kur vin Mergimtart po edhe ne Mars, Prill etc. Me jave ose Weekend Trips per qef
r/kosovo • u/VelvetPixel2 • 1d ago
Ne cilat dyqane i bleni zakonisht rrobat ne Kosove?
Jom tu u mundu me gjet ndonje dyqan qe shesin rroba pak ma unike (qe nuk ja sheh cdo te tretit person ne rruge); per vajza sidomos.
Faleminderit paraprakisht:)
r/kosovo • u/lo2000it • 1d ago
Deshiroj qe 28nentorin ta kaloj ne prishtine, cilin bar ma sugjeroni?
Kam qene disa here te Ballkan taverna a ja vlen dhe a duhet rezervim per atje?